Lajmet e fundit

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello ka thënë që ka një interes të madh për trajnerin e kombëtares italiane, Antonio Conte.
“Conte duhet të mësojë shpejt gjuhën angleze në qoftë se do të ketë sukses në Chelsea”.
Sipas mediave, Conte është kandidati më serioz për trajnerin e Chelsea, pasi trajnerit të përkohshëm Gus Hiddink në fund të sezonit i skadon kontrata.
Capello, i cili kishte probleme me gjuhët e huaja kur ka punuar më ekipe apo si përzgjedhës, tha se barrierat gjuhësore e bëjnë punën më të vështirë për trajnerët.
"Komunikimi me lojtarët është çelësi. Unë kam pasur një përvojë të vështirë në Rusi, ku gjithmonë kam punuar me përkthyes. Nuk ishte e lehtë, pasi lojtarët presin një fjalë tjetër nga trajneri, udhëzime vendimtare që ju ndihmojnë atyre për të ndryshuar diçka", ka thënë Capello, transmeton Klan Kosova.