01.03.2019 · përditësuar para 2711 dite1 min lexim
Mbrojtësi ekuadorian Antonio Valencia, së shpejti pritet të largohet nga skuadra angleze Manchester United.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i kësaj skuadre, Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 33 vjeçar i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim, nuk pritet të kthehet në fushë deri në fund të muajit mars të këtij viti.
Ndërsa kontrata e tij me skuadrën angleze pritet të skadojë në fund të fushatës 2018-19.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.