04.08.2019 · përditësuar para 2530 dite1 min lexim
Aktori i njohur, Antonio Banderas, ka thënë se sulmi që ka pasë në zemër ka qenë pikë kthese në jetën e tij.
Këtë e tha ai në një intervistë për Sunday Times, transmeton Klan Kosova.
Banderas tha se kishte pasë sulm në zemër në vitin 2017, dhe kjo i kishte ndryshuar shumë gjendja psikologjike e tij.
“Ishte një pikë kthese, psikologjike. Dhe tendenca që keni si njeri, pas një ngjarje kardiake, është të tregoheni në një gjendje perfekte. Ju dëshironi të bëni edhe më shumë. Ju thoni 'Unë mund të bëj një punë të mirë!' Dhe kështu zgjodha të bëja filma më interesantë”, ka thënë Banderas.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.