Lajmet e fundit

Antioksidantët që gjenden në verën e kuqe mund të shfrytëzohen për t’i trajtuar njerëzit me sëmundje të zemrës, pohon një profesoreshë.
Sëmundjet kardiovaskulare prekin rreth shtatë milionë njerëz në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar çerekun e vdekjeve për çdo vit sipas Fondacionit Britanik të Zemrës.
Sëmundjet kardiovaskulare iu referohen sëmundjeve koronare të zemrës, angjinës, sulmeve në zemër, sëmundjeve kongjenitale, si dhe sulmeve në tru, e që mund të menaxhohen me këtë trajtim.
Tammy Dugas, profesoreshë nga Departamenti i Shkencave Krahasuese Biomjekësore në Louisana State University School, respektivisht të Mjekësisë Veterinare, beson se mund ta ketë gjetur një mënyrë që t’i përdorë antioksidantët në verën e kuqe për t’i ndihmuar njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Një studim i ri i shkruar nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochester-it, deklaron që pirja e sasive të vogla të alkoolit mund ta ngritë aftësinë e trurit që t’i heqë mbeturinat, duke ofruar kështu një pastrim më efikas.
Megjithatë, në anën tjetër, Dugas nuk këshillon që njerëzit të pinë më shumë verë të kuqe që t’i trajtojnë sëmundjet e zemrës, por që t’i inkorporojnë antioksidantët e gjetur në verën e kuqe, në një procedurë koronare angjioplaste që mund të sjellë dobi për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.