Lajmet e fundit

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Prizren, gjatë një aksioni të Antidrogës.
Në këtë aksion policor janë konfiskuar edhe mbi 1 kilogramë drogë e llojit "Marihuanë" e po ashtu edhe 0.79 gramë e llojit "Kokainë".
Organet e rendit në këtë aksion kanë gjetur dhe konfiskuar edhe:
Tridhjetë e dy qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit Marihuan me peshё tё pёrgjithshme: 1 kg. e 118 gr.
Tri qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji KOKAIN me peshë 0.79 gramë;
Një peshore elektronike;
Katёr telefona mobil;
Veturë e markës Ford;
Disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike.
"Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezenc tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare. Pas intervistimit tё tyre me Vendim mbi Ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore", njofton policia përcjell Klankosova.tv