Gjatë një paraqitje televizive në "Un Nuevo Dia" të Telemundo për të diskutuar pandeminë, Dr. Anthony Fauci, foli edhe për aktorin Brad Pitt.
Ai u pyet se çfarë mendonte për portretizimin që Brad Pitt i bëri atij në një emision ku ironizoi me Presidentin Donald Trump.
"Unë mendoj se ai ishte i shkëlqyeshëm", tha mjeku dhe imunologu 79-vjeçar për paraqitjen e Pitt në "Saturday Night Live".
"Dua të them, unë jam një adhurues i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse kur njerëzit më pyesin se kush do të doja të më portretizonte mua, unë përmend Brad Pitt sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme ".
Bazuar në mënyrën se si Pitt mbylli performancën e tij në "SNL" - duke falënderuar Faucin dhe ata që janë të angazhuar në linjën e parë në luftimin e pandemisë Covid-19 - duket që edhe aktori është fanc i ekspertit shëndetësor.
https://klankosova.tv/brad-pitt-ironizon-me-presidentin-donald-trump-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.