03.02.2019 · përditësuar para 2737 dite1 min lexim
Skuadra franceze Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta shkarkojë drejtorin sportiv, Antero Henrique.
Pas mosmarrëveshjeve midis menaxherit Thomas Tuchel dhe drejtorit Antero Henrique, duket se skuadra franceze ka vendosur ta shkarkojë nga detyra këtë të fundit.
Shkak i mosmarrëveshjeve duket se kanë qenë pakënaqësitë lidhur me transferimet gjatë muajit janar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Më herët është raportuar se ish menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mund t’ia zërë vendin Antero Henriques në PSG.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.