27.01.2019 · përditësuar para 2743 dite1 min lexim
Sulmuesi kroat, Ante Rebic, ka zbuluar interesimin e tij për t’u bërë pjesë e Premier Ligës.
Në mënyrë indirekte ai ka treguar para gazetarëve se planifikon t’i bashkohet ndonjë klubit të madh anglez, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Gjatë vitit të kaluar ka qenë skuadra Manchester United ajo që ka dashur të nënshkruajë kontratë me futbollistin 25 vjeçar.
Gjithashtu është raportuar se edhe skuadrat Arsenal dhe Tottenham janë duke monitoruar lëvizjet e sulmuesit kroat.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.