Lajmet e fundit

Instrumentale dhe këngë e valle të ndryshme do të begatojnë koncertin premierë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘’Shota’’ i cili do të mbahet sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Menaxhmenti i Ansamblit, në shenjë nderimi e ka konceptuar programin si koncert recital të koreografit të njohur Fehmi Shaqiri, përveç koreografisë së re të përgatitur nga ai, me titull ‘’ Festa e Bashkimit’’.
Vallja festive, Vallja e Peshkopisë, Vallja Orkestrale, Vallja “Festa e Bashkimit” janë disa prej pjesëve që do të performohen sonte në koncert, e gjithë kjo për nderë të punës shtatëvjeçare të koreogrfit të mirënjohur Shaqiri, transmeton Klan Kosova.