Mbrëmë ka përfunduar Festivali Folklorik Mbarëkombëtarë “Oda e Llapushës”, edicioni i tretë, ndërsa fitues i edicionit të sivjetmë ishte Ansambli i Qendrës Kulturore nga Vlora, të cilët me prezantimin e tyre, më të kompletuar, sipas rregullave të festivalit, ku përveç këngëve dhe teksteve, ashtu edhe me valle dhe me veshje, sipas jurisë u vlerësuan më të mirët në prezantimin e tyre. Çmimin kryesor të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi”, drejtorit të këtij ansambli, ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Edicioni i tretë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, u karakterizua me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, përfshi edhe diasporën, e deri në Amerikën e largët. Po ashtu, edhe publiku ishte në masë të madhe, ku morën pjesë, përveç qytetarëve të shumtë, edhe njerëz të artit e të kulturës, e sidomos nga diaspora.
Sipas jurisë profesionale e përbërë nga prof.dr.Zymer Neziri, prof.dr.Adem Zejnullahu dhe prof.dr.Izet Duraku,, çmimin e diasporës e fitoi rapsodi Shefqet Karaçica, që jeton në SHBA. Çmimi i grupit më të kompletuar, këtë edicion ju nda ansamblit nga Librazhdi. Çmimin e publikut e mori Naxhije Bytyçi-rapsode. Çmimin e karrierës e fituan “Vëllezrit Kryeziu 2”. Çmimin “Beqir Gashi”, që ndahet për pjesëmarrësin e ri , më të mirë, ju nda Anita Krasniqi, nga ansambli i Drenasit.
Ndërsa për tri vendet e para, juria profesionale i kanë vlerësuar, SHKA “Rafsha” Drume-Hot, nga Malësia e Madhe në Mal të Zi, vendi i tretë, ndërsa vendi i dytë për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Dëshmorët e kombit”-Obiliq dhe vendi i parë, që mori çmim “Salih e Feriz Krasniqi”, ju dha Ansamblit të Qendrës Kulturore të Vlorës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.