Banorët e fshatit Retijë të Rahovecit po përballen me probleme serioze pasi rruga është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme për vetura.
Sipas tyre, dëmtimet po shkaktohen nga kamionë që kalojnë ilegalisht gjatë natës për të transportuar zhavorr, shpesh pa targa identifikuese, raporton Klan Kosova.
Banorët thonë se kanë provuar ta rregullojnë vetë rrugën disa herë, por kërkojnë ndërhyrje nga institucionet e komunës së Rahovecit për zgjidhje afatgjate.
Kronika sjell detaje:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.