Lajmet e fundit

Një raport që u përgatit për tenderin e ndërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shoqëria civile po beson se u përgatit nga një anëtar jo legjitim.
Emri i Meriton Hajdinit në raportin 16 faqesh për projektin me kosto 2.2 milionë euro, sipas Iniciativës për Progres, nuk është në dokumentin kur u emërua komisioni në maj të vitit 2021.
Vetë Meriton Hajdini, zyrtar për Infrastrukturë atë kohë, tani drejtor i kësaj drejtorie thotë se krejt puna u bë ligjërisht bazuar në vendimin që posedon.
E INPO, nuk dyshon në profesionalizmin e drejtorit, por në mënyrën e përfshirjes së tij në komision, për çka i apostrofuari siguron në përpikëri.
Pavarësisht këtyre, ky tender u kthye në rivlerësim nga raporti i ekspertit meqë Organi Shqyrtues të Prokurimit, ishte jofunksional që 15 muaj për mungesë bordi.