Aktori Brad Pitt mbrëmë doli përballë me disa nga ish-partneret e tij në ceremoninë e Golden Globes, duke përfshirë aktoret, si Jennifer Aniston e Gëyneth Paltrow.
Padyshim se përballja e Pitt me Aniston mori vëmendjen e shtypit rozë pasi u takuan për herë të parë pas 16 vitesh, transmeton Klan Kosova.
Derisa po fliste gjatë parakalimit të tij në tepihun e kuq, aktori ka thënë se e mirëpret takimin me aktoren, me të cilën ka qenë i martuar gjatë viteve 2000-2005 dhe pastaj e braktisi për t’u lidhur me Angelina Jolien në xhirimet e filmit “Mr And Mrs Smith”.
Ai e ka quajtur mikeshë të mirë Anistonin, ndërsa kur Pitt e fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor (“Once Upon a Time in Hollywood”), Jennifer është dukur mjaft e përqendruar në fjalimin e tij.
Ndërsa reagimi i saj ishte akoma më interesant kur Brad deklaroi me shaka se nuk e kishte sjellë nënën e tij në ceremoni, sepse mediat po spekulojnë se është në lidhje për secilën femër me të cilën po qëndron pranë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.