Lajmet e fundit

Një video e çuditshme me organe gjenitale të animuara është miratuar nga zyrtarët e shëndetësisë në Suedi për të përhapur vetëdijen për klamidia.
Klamidia është një bakter shumë i vogël parazitar që, si një virus, kërkon mekanizmat biokimik të një qelize tjetër me qëllim që të riprodhohet. Bakteret e këtij lloji shkaktojnë sëmundje të ndryshme duke përfshirë trakomën, psittacozën dhe urethritin jo-specifik, transmeton Klan Kosova.
Traileri i cili ka edhe zë, u tregon shikuesve të pajisen me 'gomën dhe të gëzojnë udhëtimin' – duke iu referuar përdorimit të një prezervativi gjatë seksit.
Një zë femër mund të dëgjohet në sfondin e klipit duke thënë 'më shpejtë, më shpejtë', një frazë e lidhur gjerësisht me një natë të pasionuar gjatë aktit.
Qëllimi për të promovuar vetë-testimin për STI-në që shpesh nuk është simptomë, 'The Test - Vetëm Ti Mund ta Bësh' është bazuar në një 'histori të përsosur dashurie' të epshit dhe besimit, transmeton Klan Kosova.