Lajmet e fundit

Pjesëmarrja në konkursin kombëtar të shkrimeve 'Fact Checking' ka shpërblyer me çmimin e parë “Fatos Baxhaku” gazetaren me një kontribut të gjatë në medien shqiptare, Anila Priftin.
Pasi tërhoqi çmimin, ajo përmendi paragjykimet që e shoqërojnë gazetarin sot dhe betejën e saj për t’ia dalë mbanë në realizimin e kësaj pune me integritet, pa rënë ndesh me parimet e këtij profesioni.
“Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan”, është shprehur Prifti, shkruan Lapsi.al, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon dhe, sipas saj, një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë, për pasojë ai trajtohet pa integritet.
“Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën. Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo. Te ‘Dyert e renda të shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet, të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vesh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër, trashëguar nga motet e fëmijërisë. Përpiquni që kjo të ndryshojë”, është shprehur Prifti, përcjell Klankosova.tv.