Lajmet e fundit

Më herët, u raportua se World Central Kitchen po pezullonte operacionet e saj në Gaza pas vrasjes së shtatë punonjësve të saj të ndihmës në një sulm izraelit.
Tre anije ndihme nga Qiproja mbërritën të hënën duke transportuar qindra ton ushqime dhe furnizime të organizuara nga bamirësia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rreth 100 ton ishin shkarkuar përpara se bamirësia të pezullonte operacionet, por tani zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Qipros, Theodoros Gotsis thotë se 240 tonët e mbetur do të kthehen në Qipro, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.