Lajmet e fundit

Të paktën 13 emigrantë sudanezë kanë vdekur dhe 27 të tjerë janë zhdukur pasi anija në të cilën ndodheshin u fundos në brigjet e Tunizisë, tha një zyrtar tunizian.
Vetëm dy persona në bord mbijetuan, ndërsa operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar për të zhdukurit, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është fatkeqësia e fundit që goditi emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika në Evropë.
Sudani u zhyt në një luftë civile rreth 10 muaj më parë, duke detyruar të paktën nëntë milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.