Lajmet e fundit

Anglia ka shënuar fitore të thellë ndaj Iranit, me rezultat 6-2, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin B.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jude Bellingham, në minutën e 35’, derisa një minutë para se të përfundonte pjesa e parë, Bukayo Saka e dyfishoi epërsinë. Tre Luanët nuk u ndalën pasi shënuan edhe njëherë me Raheem Sterling,
Në pjesën e dytë, Saka shënoi golin e katërt, në minutën e 62’, derisa vetëm tre minuta më vonë Mehdi Taremi e shënoi edhe golin e nderit për Iranin.
Tjetër gol shënoi Marcus Rashford në minutën e 71, derisa golin e fundit për Anglinë e shënoi Jack Grealish, në minutën e 90’.
Goli i fundit në ndeshje u shënua nga Irani, në minutën e 90+13, me Taremin.
Anglia në ndeshjen e dytë do të përballet me SHBA-në, më 25 nëntor, me fillim nga ora 14:00. /Klankosova.tv
FT Përfundon ndeshja mes Anglisë dhe Iranit me rezultat 6-2.
90+13 Irani shënoi edhe njëherë me Taremin.
90' Anglia e shënon edhe golin e pestë me Jack Grealish.
71' Tre Luanët e kanë shënuar edhe golin e gjashtë ndaj Iranit. Golin e ka shënuar Marcus Rashford, në minutën e 71’.
https://twitter.com/i/status/1594703012064333826
65’ Irani e ka shënuar golin e nderit, me Mehdi Taremin.
62' Anglia e ka shënuar golin e katërt ndaj Iranit, golashënues ishte Bukayo Saka, nw minutën e 62’.
48' Lojtarët e Iranit zgjodhën të mos këndojnë himnin kombëtar të vendit të tyre përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Anglisë, në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për protestuesit në shtëpi.

47' Tifozët e Anglisë duket se janë në humor të mirë, teksa kanë filluar festën në tribuna. Rezultati është në favor të tyre.
https://twitter.com/i/status/1594693061472563200
46' Ka nisur pjesa e dytë në mes Anglisë dhe Iranit, me të parët që janë duke avancuar me rezultat 3-0.

45+14 Ka përfunduar pjesa e parë në mes Anglisë dhe Iranit, me epërsinë prej golave të anglezëve. Fillimisht shënoi Jude Belligham në minutëm e 35’. Vetëm tetë minuta më vonë, Bukayo Saka e dyfishoi epërsinë, teksa dy minuta më vonë, Raheem Sterling e shënoi golin e tretë. Ndeshja përfundoi pas 14 minutave lojë shtesë, për shkak të lëndimit të portierit të Iranit.
45' Anglia s’po ndalet, pasi e kanë realizuar golin e tretë ndaj Iranit. Golin e tretë e realizoi Raheem Sterling, në minutën e 45’, pas një asistimi nga Harry Kane.
43’ Tre Luanët e kanë shënuar edhe golin e dytë ndajt Iranit, Golin e ka realizuar Saka, pas një asistimi nga Harry Maguire.
35’ Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Iranit, me golin e bukur nga Jude Bellingham. Për të ky është goli i parë për Tre Luanët.
https://twitter.com/i/status/1594686391979769856
30’ Anglia me një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi, mirëpo gjuajtja e Mason Mount shkon afër shtyllës së golit.
19' Beiranvand largohet me barelë teksa Hosseini zë vendin e tij në portë. Supozohet se rreth 10 minuta janë humbur në kuadër të kësaj pjese.

16' Pas një pushimi prej shtatë minutash, është rikthyer topi në lojë pasi portieri Beiranvand ka dalur nga loja.
10' Kanë kaluar 10 minuta nga ndeshja, ende nuk ka pasur ndonjë rast të pastër nga dy skuadrat. Është duke u zhvilluar një lojë tejet e kujdesshme deri më tani, nga dy palët.
9’ Portieri i Iranit, Beiranvand është ende duke u trajtuar, pas një përplasje me bashkëlojtarin Hosseinin, i cili fillimisht u ngrit në këmbë. Tashmë ka vonesë prej disa minutave.

1’ Ka filluar ndeshja mes Anglisë dhe Iranit, ku të parët me topin kanë luajtur iranianët.
13:50 - Beckham në tribuna
Duket se mijëra tifozë janë ende të bllokuar jashtë stadiumit Khalifa International, por legjenda e Anglisë David Beckham ka zënë vendin e tij...


13:45 - Kane në kërkim të rekordit të Rooneyt
Harry Kane po duket i thartë në ngrohjen me më pak se 15 minuta deri në fillimin e ndeshjes - ai është duke synuar për rekordin e golave të Wayne Rooney.
Kane ka nevojë për tre gola për të kaluar 53 golat e Rooneyt për Anglinë.

13:40 - Tifozët iranianë me një mesazh para hapjes së Kupës së Botës: Gra, Jetë, Liri

13:30 - Anglia kundër Iranit - Statistikat e Opta-s
13:00 - Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, duke startuar me përbërjet më të mira.
