Lajmet e fundit

Ukrainë – Angli, 0:4
90:00 Anglia ka kaluar në gjysmëfinale pasi e mposhti Ukrainën me rezultat 4:0. Golashënues për anglezët ishin Kanë i cili shënoi dy herë, Maguire dhe Henderson i cili sonte e shënoi golin e parë në karrierë për Anglinë. Pas kësaj fitoreje, Anglia do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinale.
63’ Anglia ka shënuar edhe golin e katërt përballë Ukrainës me anë të Henderson. Tashmë pothuajse se Anglia është në gjysmëfinale por që i duhen edhe më pak se gjysmë ore lojë për ta zyrtarizuar këtë.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1411420545309036544
50’ Anglia ka shënuar edhe golin e tretë përballë Ukrainës me anë të Harry Kane duke marshuar sigurt drejt gjysmëfinales.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1411417903010783234
46’ Anglia ka dyfishuar epërsinë përballë Ukrainës me të nisur pjesa e dytë me anë të mbrojtësit Herry Maguire.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1411416344940085252
45:00 Është mbyllur pjesa e parë në mes Ukrainës dhe Anglisë me rezultat 0-1 për “Tre Luanët” falë golit të Harry Kane në minutën e 4-të. Pjesën e parë e dominuan në tërësi anglezët duke mos iu dhënë shumë hapësira ukrainasve për ta rrezikuar portën e tyre.
20’ Janë luajtur 20 minuta lojë në Romë midis Ukrainës dhe Anglisë ku rezultati po vazhdon të jetë ai i njëjti që nga minuta e 4-të e takimit kur Kane ua dha epërsinë anglezëve.
15’ Kanë kaluar 15 minuta lojë në Stadio Olimpico në mes Ukrainës dhe Anglisë, ku anglezët po vazhdojnë ta kenë epërsinë prej një goli që nga minuta e 4-të falë Harry Kane.
4’ Anglia ka kaluar në epërsi me anë të Harry Kanë pas 4 minutave lojë përballë Ukrainës.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1411401617375703042
1’ Ka nisur ndeshja e fundit çerekfinale në mes Ukrainës dhe Anglisë në Stadio Olimpico të Romës.
Formacionet zyrtare:
Çeki: Bushchan, Matviienko, Kryvtsov, Zabarnyi, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk, Karavaev, Shaparenko, Yarmolenko dhe Yarmchuk.
Angli: Pickford, Shaw, Maguire, Stones, Walkes, Philips, Rice, Sancho, Mount, Sterling dhe Kane.