Lajmet e fundit
Tre Luanët kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale të Rusia 2018, ku do të presin fituesin e takimit Kroaci - Rusi, që zhvillohet mbrëmjen e sotme

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018 pasi ka mposhtur me rezultat 2:0 Suedinë.
Tre Luanët e dominuan krejt takimin, ndërsa golin e parë e shënuan nga ndërprerja, përmes Harry Maguire, në minutën e tridhjetë.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa pas kthimit në të dytën pjesë anglezët u treguan sërish më të rrezikshëm.
Kështu, pesëmbëdhjetë minuta pas nisjes së saj, Dele Alli gjeti rrjetën e kundërshtarit dhe thelloi në dy gola epërsinë e Tre Luanëve.
Megjithëse u munduan deri në fund të takimit që të bëjnë diçka, suedezët nuk arritën që të shënojnë në portën e Jordan Pickford.