Lajmet e fundit

Angli - Gjermani, 2-0
90:00 Anglia ka kaluar në çerekfinale pas fitores së sotme përballë Gjermanisë me rezultat 2-0 në wembley të Londrës. Golat për anglezët i shënuan Sterling në minutën e 75-të të takimit dhe Kanë në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore, Anglia në çerekfinale do të përballet me fituesin e takimit të sontëm në mes Suedisë dhe Ukranies
85'Anglia ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen përballë Gjermanisë me anë të Harry Kane duke e vënë Gjermaninë pesë minuta larg eliminimit nga EURO 2020.
81’ Thomas Muller humb një shans të artë për ta barazuar rezultatin pasi që u gjend i vetëm përballë portierit anglez, por që goditja e tij shkoi jashtë portës dhe rezultati mbeti në favor të Anglisë.
75'Anglia ka arritur që të kalojë në avantazh përballë Gjermanisë me anë të Rahim Sterling në minutën e 75-të të takimit.
60' Kanë kaluar një orë lojë në takimin në mes Anglisë dhe Gjermanisë ndërsa të dyja kombëtaret po vazhdojnë të kenë shumë raste të mira shënimi por pa i konkretizuar ato në gol.
54' Harry Kane pësoi një lëndim në gjurin e djathtë në një duel me mbrojtësin gjerman, Matts Hummels.
46' Ka nisur pjesa e dytë në mes Anglisë dhe Gjermansië në Wembley ku pjesa e parë prodhoi shumë raste por rezultati nuk ndryshoi.
45:00 Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes Anglisë dhe Gjermanisë në Wembley të Londrës. Të dyja kombëtaret patën disa raste të mira shënimi por që nuk rezultuan me gol.
30' Kanë kaluar gjysmë ore lojë në Wembley në ndeshjen e parafundit të 1/8 të finales në mes Anglisë dhe Gjermanisë ku rezultati po vazhdon të jetë akoma zero – zero edhe përkundër rasteve të cilat po i kanë të dyja kombëtaret por që nuk po arrijnë që t’i shfrytëzojnë ato.
20' Kanë kaluar 20 minuta lojë në Wembley të Londrës në ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë ku rezultati po vazhdon të jetë ende i pandryshuar ndërsa të dyja kombëtarët patën disa raste të mira shënimi, por që nuk rezultuan me gol.
15’ Rahim Sterling me një goditje të fortë nga distanca rrezikon seriozisht portën gjermane, por atë e ndali Manuel Neuer.
10’ Kanë kaluar 10 minuta lojë në Wembley, Gjermania po vazhdon ta mbajë nën presion Anglinë me disa aksione të shpejta por pa rezultat deri më tani.
1’ Ka nisur ndeshja në mes Anglisë dhe Gjermanisë, ndeshje kjo e vlefshme për kalimin në çerekfinale në kuadër të EURO 2020.
Formacionet zyrtare:
Angli: Pickford, Stones, Maguire, Walker, Shaw, Rice Philips, Trippier, Sterling, Kane dhe Saka.
Gjermani: Neuer, Rudiger, Hummels, Ginter, Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens, Muller, Havertz dhe Werner.