Lajmet e fundit

Kombëtarja e Anglisë ka ngadhënjyer ndaj asaj të Nigerisë me rezultat 2:1.
Anglezët e nisën mirë këtë ndeshje miqësore, pasi që Gary Cahill realizoi në minutën e shtatë për 1:0.
Epërsinë e Tre Luanëve e dyfishoi Harry Kane në minutën e 39-të, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Ndërkaq në pjesën e dytë, Nigeria arriti të realizojë përmes asit të Arsenalit, Alex Iwobi, i cili tundi portën e Jordan Pickford-it në minutën e 47-të.