Lajmet e fundit

Jonny dhe Angelina ranë në dashuri kur ata luajtën në filmin ‘Hackers’ të vitit 1995. Në atë kohë të dy aktorët ishin relativisht të panjohur. Pas një romance dashurie, Miller dhe Jolie, vendosën të martoheshin.
''Ne të dy i propozuam njëri-tjetrit dhe të dy patëm pyetje për të bërë'', tha ikona e Hollywood për The Mirror, shkruan Dailymail, përcjell klankosova.tv
Ata u martuan në një ceremoni të vogël në vitin 1996, ku morën pjesë vetëm nëna e Angelinës Marcheline Bertrand dhe shoqja më e mirë e Jonny. Mirëpo martesa e tyre nuk zgjati shumë, sepse vetëm një vit më vonë ata ishin ndarë.