Aktorja amerikane Angelina Jolie, sot feston ditëlindjen e saj të 47.
Jolie e filloi karrierën si protagoniste në filmin "Hackers". Ajo u vlerësua nga kritikët për mënyrën e paraqitjes në filmin biografik dhe fitoi një Academy Aëard for Best Supporting Actress për performancën e saj në filmin "Girl Interrupted".
Ajo ka arritur famën e saj më vonë në një film portretizues të një video loje si personazh heroik me emrin (Lara Croft) në "Lara Croft: Tomb Raider" dhe që atëherë e ka ngritur veten si një prej aktoreve më të mirënjohura dhe më të paguara në Hollyëood.
Jolie ka pasur sukseset e saj më të mëdha komerciale me filmin aksion-komedi "Mr. & Mrs. Smith" dhe filmin e animuar "Kung Fu Panda".
Ajo ka qenë e martuar tri herë. Një herë me aktorin Jonny Lee Miller, pastaj me Billy Bob Thornton, gjithashtu me Brad Pitt.
Jolie dhe Pitt kanë adoptuar tre fëmijë, Maddox, Pax, dhe Zahara, si dhe kanë tre fëmijë biologjikë, Shiloh, Knox dhe Vivienne, ndërkaq që nga divorci Jolie ka marrë kujdestarinë e fëmijëve.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.