Lajmet e fundit

Më vonë, nëna e gjashtë fëmijëve është fotografuar sërish në dritare, por këtër herë e veshur me një robdëshambër të bardhë dhe flokët e saj të mbështjellura me një peshqir të vënë në kokë si turban.
Duket se aktorja e “Maleficent: Mistress of Evil” është duke realizuar një reklamë për kompaninë franceze të bukurisë Guerlain, fytyrë e të cilës ka qënë qysh nga viti 2017.
Jolie fillimisht është bërë ambasadorja e kësaj marke për nder të nënës së saj të ndjerë Marcheline Bertrand e cila ishte fanse e madhe e Guerlain.
“Për të ishte diçka që prezanton bukurinë, historinë dhe kualitetin, ashtu siç është edhe për mua. Është një nga markat më të vjetra të parfumeve në botë dhe është nga Franca, një shtet të cilin unë e dua dhe ndjehem e lidhur me të”, kishte thënë aktorja për Marie Claire atëherë.
Të gjitha paratë e fituara nga marrëveshje me këtë markë të njohur franceze, Jolie i kishte dhuruar për Fondacionin Maddox Jolie-Pitt që i dedikohet edukimit lokal, shëndetit dhe projekteve për ambientin në Kamboxhia, Etiopi dhe Namibi, vendet ku fëmijët e saj janë lindur.