Lajmet e fundit

Në një reagim të saj në Instagram, ajo madje edhe në gjuhën shqipe, ndahet mirënjohëse ndaj secilit aktivistë në Kosovë e Shqipëri, që zëshëm vepron për të drejtat e fëmijëve.
Ajo specifikon nenin 42 të Konventës e cila detyron qeveritë t'u sigurojnë fëmijëve të drejta të plota.
''Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm''.