05.10.2019 · përditësuar para 2467 dite1 min lexim
Angelina Jolie ‘humbi veten pak ’pas divorcit.
Ylli i Maleficent u nda nga Brad Pitt në vitin 2016 dhe ajo pranon se nuk e njohu veten me të gjitha ato që ndodhën, njofton Klan Kosova.
'Nuk e di se çfarë mban fati im, por ajo për të cilën jam e bindur është se jam në një periudhë tranzicioni, si kthim në rrënjët e mia, një kthim në veten time. Sepse, unë e kisha humbur veten pak, 'tha ajo për revistën franceze Madame.
“Mendoj që kjo ndodhi kur marrëdhënies sime me Brad po i vinte fundi”.
Angelina e pranon se ndjeu një 'trishtim të thellë dhe të vërtetë' kur martesa e saj përfundoi duke e lënë të ndjehej 'e parëndësishme' duke shtuar faktin se ajo gjithashtu po luftonte për disa çështje shëndetësore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.