Djali i adaptuar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, e nisi kolegjin në Seoul të Koresë Jugore dhe aktorja ishte ajo që e dërgoi aty.
18-vjeçari dhe nëna e tij e famshme i përshëndetën dhe qëndruan për pak me disa prej studentëve të tjerë, të cilët i xhiruan dhe në Instagram i ndanë disa video.
Aty Angelina shihet se si i mban lotët teksa po priste të përshëndetej me të birin.
“Po tentoj të mos qaj”, deklaroi ajo.
Maddox do të jetojë në konviktet e kolegjit Yonsei dhe planifikon të studiojë inxhinierinë e bioteknikës.
https://www.instagram.com/p/B1bcHsVlaZc/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.