Angelina Jolie dhe gjysma e 6 fëmijëve të saj shijuan së bashku një ditë.
Aktorja me vajzat Zahara dhe Shiloh dhe djalin, Pax ishin të lumtur dhe të buzëqeshur derisa shkonin në restorantin Fig & Olive në West Hollywood më 2 shtator, njofton Klan Kosova.
Aktorja 44 vjeçare dhe tre fëmijët e saj u fotografuan duke qeshur së bashku në fotografi që u kapën duke dalë nga restoranti popullor West Hollywood.
Binjakët Knox dhe Vivienne dhe djali i saj i madh Maddox - i cili kohët e fundit u vendosën në kolegj në Universitetin Yonsei të Koresë së Jugut - nuk ishin të pranishëm gjatë pushimeve familjare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.