Dy yjet, Angelina Jolie dhe The Weeknd u fotografuan të mërkuren në mbrëmje duke dalë nga Giorgio Baldi, në Los Angeles.
Jolie kishte të veshur një pallto dhe një maskë të zezë në fytyrë. Kurse Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, nuk mbante maskë dhe kishte veshur një maicë të zezë me xhinse blu e një xhaketë të ngjashme me xhinset.
Aktorja fituese e çmimit Oskar dhe fituesi i çmimit Grammy, ka kohë që njihen dhe kanë të përbashkëta që lidhen me Etiopinë, raporton People, transmeton Klankosova.tv.
Në prill, këngëtari 31 vjeçar, njoftoi se kishte partneritet me Programin Botëror të Ushqimit SH.B.A. dhe po dhuronte 1 milion dollarë për ndihmë në Etiopi, ku ka trazira midis qeverisë në Addis Ababa dhe rajonit Tigray.
Kurse aktorja 46 vjeçare në 2005, adoptoi vajzën e saj, Zahara, 16 vjeç, nga Etiopia dhe që atëherë ka nisur Programin Zahara, i cili ndihmon vajzat në vendin e Afrikës Lindore.
Weeknd gjithashtu ka filluar të merret me aktrim, pasi ka luajtur një rol në ‘Gurë të çmuar e të Paprerë’, të Adam Sandler si dhe ka shkruar një episod të Dadit Amerikan vitin e kaluar. Ai gjithashtu do të prodhojë, bashkë-shkruajë dhe të interpretojë në një serial të ri, të zhanrrit dramë, HBO The Idol, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.