20.05.2019 · përditësuar para 2609 dite1 min lexim
Perkusionisti i bendit Slipknot, Shawn Crahan, e ka konfirmuar lajmin për vdekjen tragjike të bijës së tij, Gabrielle.
"Me zemër të thyer, dhe nga një vend i dhimbjes së thellë, duhet t'ju informoj të gjithë juve që bija ime më e re, Gabrielle, vdiq dje - e shtunë, 18 maj, 2019", ka shkruar Crahan në Instagram.
Muzikanti i cili ka të fituar çmimin Grammy, ka thënë se aranzhimet për funeralin do të bëhen në vijim dhe se familja ka kërkuar që t'iu respektohet privatësia.
Gabriella ka vdekur në moshën 22 vjeçare, duke lënë pas prindërit, një motër dhe dy vëllezër.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.