Futbollisti Anel Rashkaj ka lajmëruar se është dorëhequr nga Kombëtarja e Kosovës në futboll.
Kapiteni kosovar tha, përmes një videoje në Facebook, se ai e ka lajmëruar FFK-në për vendimin e tij, njofton Klan Kosova.
“E kam informuar Federatën e Futbollit të Kosovës se nuk do të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës si lojtar dhe pas 12 vitesh aktiv në periudha të ndryshme mendoj që është koha e duhur t'i them lamtumirë Kombëtares së Kosovës”, tha Rashkaj.
Ai, ndër të tjera, tha se ëndrra e tij ishte për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës dhe se ndihet falënderues për stafin, futbollistët dhe tifozët, por nuk dha ndonjë shpjegim se pse ai e mori këtë vendim.
https://www.facebook.com/702004419/videos/10159298524864420/●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.