Lajmet e fundit

Tenisti britanik Andy Murray ka vendosur që të rikthehet më herët se që është parashikuar nga lëndimi pasi që dëshiron të ketë formë të mirë për fillimin e sezonit 2019.
Murray pësoi tërheqje muskulore e cila ia pamundësoi pjesëmarrjen në turne të shumtë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
31 vjeçari nuk do të luajë në asnjë prej dy ngjarjeve të mbetura në këtë vit, atë të Masters në Shangai dhe Paris në tetor.
Murray u tërhoq nga Wimbledon në prag të turneut dhe humbi në raundin e dytë në US Open në kthimin e tij në Grand Slams.
"Unë kam nevojë për një periudhë të gjatë stërvitjeje dhe rikualifikimi për të marrë veten në formën më të mirë të mundshme për fillimin e sezonit 2019 dhe për t'u kthyer përsëri në garat për turneun më të madh", shkroi Murray në Facebook.
Për momentin dy herë fituesi i Wimbledon gjendet në vendin e 30-të në ranglistën e tenisit në botë.