Kim Kardashian, Hugh Jackman dhe Kaley Cuoco janë ndër yjet që u emocionuan me koncertin e këngëtarit të operas Andrea Bocelli, i cili performoi të dielën për nder të Festës së Pashkëve.
Tenori italian performoi i vetmuar në Katedralen Duomo në Milano më 12 Prill.
Përderisa askush nuk mundi të merrë pjesë në koncert personalisht për shkak të kufizimeve të koronavirusit, fansat në të gjithë botën e shikuan transmetimin live në YouTube.
Kryetari i bashkisë së Milanos Giuseppe Sala, tha se shpresonte që performanca "do të ishte përqafimi që na mungon këto ditë, një përqafim i fortë, special, i aftë për të ngrohur zemrën e Milanos, Italisë dhe botës".
https://www.youtube.com/watch?v=-0l5dGiaXCo
Kardashian përmes një shkrimi në Twitter tha se kkoncerti në fjalë ishte "një lutje për botën tonë nga Andrea Bocelli."
Jackman, ndërkohë, ndau një fotografi ku këndonte Bocelli duke e falënderuar.
"Faleminderit Andrea Bovelli nga thellësia e zemrave tona Një dhuratë e jashtëzakonshme dhe pikërisht ajo që na duhej".
Ndërsa Cuoco tha në Instagram se kjo "ishte gjëja më e bukur që kisha parë ndonjëherë."
Bocelli në performancën e tij gjithashtu përfshiu këngë të shenjta si "Ave Maria" dhe "Sancta Maria".
Transmetimi live i koncertit të shpresës u shikua nga mbi 25 milionë njerëz.
https://www.youtube.com/watch?v=huTUOek4LgU&t=167s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.