Lajmet e fundit

Klubi i Futbollit, Drita ka njoftuar se e ka plotësuar stafin teknik me trajnerin atletik Andi Kulli.
“Andi sot ka firmosur kontratën dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për shtabin teknik të drejtuar nga Ardian Nuhiu”, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani, transmeton Klankosova.tv.
Andi ka një eksperienë të gjatë në superioren shqiptare ku më parë ka punuar me klubet si: Partizani, Kukësi, Laçi dhe së fundmi ishte pjesë në Superligën e Kosovës tek ekipi i KF Llapi.