Lajmet e fundit

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se Real Madridi ka triumfuar me meritë në Ligën e Kampionëve, gjatë sezonit të kaluar.
Është debatuar se Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve pa qenë skuadra më e mirë në kompeticion, por italiani ka mbrojtur arritjen e skuadrës së tij, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Të luash futboll mirë ka të bëjë më shumë sesa thjesht të kesh zotërim të topit”, tha trajneri në një konferencë për shtyp të martën.
Ancelotti theksoi se Liga e Kampionëve ndonjëherë ka të bëjë me detaje të vogla, që kjo sipas tij, është pjesë e lojës.
“Liga e Kampionëve ndonjëherë ka të bëjë me detaje të vogla, por kjo është pjesë e lojës dhe Real Madrid është klubi që i ka menaxhuar më së miri këto detaje të vogla në historinë e këtij kompeticioni”.
“Mund të pësosh tre gola shpejt, gjë që më ka ndodhur në një finale, ose mund të shënosh dy gola shpejt, gjë që më ndodhi në një gjysmëfinale”.
“Por, nuk ka të bëjë me fat. Të flasësh për fat do të thotë të maskosh problemet që ke dhe të mos i japësh kredi kundërshtarit”.
“Mund të themi se ishim të pafat kundër Osasunës të dielën, por kjo do të fshihte problemet tona dhe do t'i hiqte meritat kundërshtarit".