Lajmet e fundit
Tekniku italian përflitej si shef i ri i pankinës së Milan, pas shkarkimit nga Real Madrid, por duket se ai ka vendosur të pushoj një vit.

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i Milanit për sezonin e ardhshëm. Lajmi u zyrtarizua nga klubi, pak para se vet trajneri ta shpërndante në llogarinë e tij në Tëitter.
“E falënderoj @acmilan për interesimin e treguar. Ishte e vështirë t’i thoja jo një klubi shumë të dashur për mua, por më duhej pak pushim. U dëshiroj gjithë të mirat”.
Ish trajneri i Real Madridit, javëve të fundit u takua disa herë me Adriano Gallianin dhe zyrtarë tjerë të lartë të Milanit, që u munduan ta bindin për një rikthim, por pa sukses.
Vet trajneri pati dhënë lajmin se ai do ti nënshtrohej një operacioni gjatë verës, që do ta bënte atë të pushonte së paku një vit.
“Do të pushoj një vit dhe kam një arsye të fortë për këtë gjë. Do t’i nënshtrohem një operacioni për të mënjanuar stenozën spinale”.