Lajmet e fundit
Carlo Ancelotti: Këto dy vite fantastike që kam kaluar tek Real Madrid do të mbesin përherë në mendjen time. Faleminderit klubit, tifozëve dhe lojtarëve.

Carlo Ancelotti është shkarkuar nga puna e tij si trajner i Real Madridit, por ai nuk mban mëri me ish shefat e tij në Madrid.
Ai ka shkruar në Twitter se do ta kujtojë me dashuri periudhën e tij tek Los Blancos, transmeton Klan Kosova.
“Këto dy vite fantastike që kam kaluar tek Real Madrid do të mbesin përherë në mendjen time. Faleminderit klubit, tifozëve dhe lojtarëve. #HalaMadridYNadaMas”, ka shkruar Ancelotti në Twitter.