Lajmet e fundit
Vendimi për të nënshkruar me të riun norvegjez qe marrë vetëm për të dëshmuar forcën e Real Madridit, ka thënë menaxheri italian.

Carlo Ancelotti ka thënë se nënshkrimi me Martin Odegaard ishte tërësisht çështje marketingu.
Ish menaxher i Real Madridit ka thënë se nuk ka pasur ndonjë veçori që i ka shtyrë drejtuesit e skuadrës kah norvegjezi, veç kërkesës për të nga shumë klube.
I riu ka regjistruar vetëm një paraqitje në skuadrën e parë, duke kaluar shumicën e kohës me të rinjtë e Los Blancos.
"Kur Florentino Perez blen një lojtar norvegjez, duhet ta pranosh, s'ke ç'i bën".
"Ai mund të ishte lojtari më i mirë në botë, por mua nuk më interesonte sepse nuk kisha nevojë për të. Nënshkrimi me të ishte çështje marketingu".