Lajmet e fundit
Trajneri beson se stërmbushja e mesfushës dhe pamundësimi i marrjes së topit nga argjentinasi është e vetmja mënyrë për ta ndalur.

Carlo Ancelotti ka thënë se Lionel Messi është i pandalshëm.
Messi fitoi të pestin Top të Artë në janar dhe këtë edicion ka shënuar 35 gola për Barcelonën.
Dhe ish trajneri i Real Madrid ka thënë se është gati mision i pamundur ta kesh skuadrën të përballet me argjentinasin e të kërkosh ta ndalin.
“Loja një kundër një me Messin është shumë e komplikuar - e pamundur ndoshta. Mbrojtësi duhet të jetë i jashtëzakonshëm”.
“Ndaj tij duhet të mbrohesh si skuadër – s’ka tjetër të mirë. Të duhen shumë lojtarë në mesfushë për t’i mbyllur hapësirat”.
“Pastaj, problem tjetër është se Barcelona ka shumë futbollistë të talentuar që mund të bëjë gjëra të mëdha”.