Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thurur laved për dy lojtarët e tij, Rodrygo Goes dhe Federico Valverde.
Dyshja ishin realizuesit e dy golave të fitores së Real Madridit si mysafir i Atletico Madridit në fundjavë, 1:2.
“Që të dy ata janë lojtarë shumë të veçantë sepse ata janë qysh futbollistët bashkëkohorë duhet të jenë”, ka thënë Ancelotti.
“Lojtari duhet të dijë të luajë në pozicione të ndryshme, të jetë fizik, teknik. Që të dy ata kanë përparuar shumë dhe ne jemi të kënaqur sepse po ia dalin shumë mirë.”