Lajmet e fundit
Shkarkimi dhe trajtimi shumë i keq paraprakisht nuk e bënë Ancelottin të humbasë respektin dhe dashurinë për klubin dhe fansat.

Në mendjet e drejtuesve të Real Madridit, Carlo Ancelotti i takon të shkuarës.
Megjithatë, trajneri italian nuk ka humbur dashurinë për klubin.
Thellë në zemër, Don Carlo do të ketë gjithmonë një vend të veçantë për Real Madridin, megjithë mënyrën mosmirënjohëse në të cilën u trajtua para shkarkimit.
Qysh dhjetë ditë para zyrtarizimit të largimit, Ancelotti e dinte se epoka e tij në Madrid kishte marrë fund, shkruan Marca.
Por, ishte e pafalshme mënyra në të cilën ai u trajtua ditët e fundit para shkarkimit, kur askush nuk guxoi ta takojë në katër sy.
Megjithatë, Carletto do të mbetet i dashur dhe i respektuar nga lojtarët, fansat dhe stafi teknik.
Ai u largua pa e ditur se kush ishte autor i raportit të famshëm që i dha fund punës së tij në pankinën madrilene.
A ishte dikush nga stafi mjekësor? Me gjasë kurrë nuk do ta dimë.