Lajmet e fundit
Ish trajneri i Milanit planifikon që të kthehet në krye të ndonjë skuadre sezonin tjetër, ndër Jurgen Klopp është gjithnjë më afër marrjes së timonit të Liverpoolit.

Carlo Ancelotti, ish menaxher i Real Madridit dhe Chelseat, e ka përjashtuar mundësinë që ai ta marrë drejtimin e Liverpoolit, por premton që të kthehet në menaxhim sezonin tjetër.
Ancelotti është përfolur gjatë si zëvendësim i mundshëm i Brendan Rodgersit në Anfield, por pritet që Klopp të nënshkruajë kontratë me skuadrën ishullore të enjten.
“Unë jam duke shijuar pushimet, por natyrisht dua që në vijim të kthehm në punë, pasi e kam pasion”, ka thënë Ancelotti për AP.
“Dua që ta shfrytëzoj kohën për të pushuar, por do të kthehem në sezonin tjetër”.