Lajmet e fundit
Trajneri italian ka thënë se suksesi i Dhelprave këtë edicion të Premierligës është gjë e mirë për futbollin.

Carlo Ancelotti ka lavdëruar menaxherin e Leicester City, Claudio Ranieri, që e ka drejtuar skuadrën drejt pozitës së parë në Premierligë.
Leicester ka habitur të gjithë duke e dominuar në një mënyrë a tjetër një pjesë të mirë të këtij edicioni të Premierligës.
Dhe Ancelotti nuk ka kursyer lëvdatat për bashkëkombasin e tij.
“Jam i lumtur për Claudion. Ai e meriton suksesin”.
“Ka shumë përvojë në futboll dhe s’mund të mos ketë rezultate”.