Lajmet e fundit
“Ishte një kënaqësi e madhe për të qenë pjesë e historisë së Bayernit. Unë dua të falënderoj klubin, lojtarët dhe tifozët fantastik”, ka shkruar Ancelotti në rrjetet sociale

Carlo Ancelotti ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga Bayern Munich, si rrjedhojë e rezultateve jo të mira dhe problemeve në dhomat e zhveshjes së skuadrës.
Trajneri italian që sot la punën në Gjermani, ka falënderuar skuadrën e Bayern Munich, për kohën pak më shumë se një vjeçare të kaluar atje.
Humbja nga PSG në Ligën e Kampionëve, dhe rezultatet jo të kënaqshme në Bundesligë, kanë bërë që drejtuesit bavarez të humbasin besimin te ish trajneri i Real Madridit e Milanit.
Ancelotti ka zgjedhur llogarinë e tij në Facebook, për të falënderuar skuadrën e Bayernit, tifozët dhe lojtarët.
“Ishte një kënaqësi e madhe për të qenë pjesë e historisë së Bayernit. Unë dua të falënderoj klubin, lojtarët dhe tifozët fantastik”, ka shkruar Ancelotti në rrjetet sociale.