Lajmet e fundit

El Clasico e së dielës është një ndeshje me rëndësi jetike për Real Madridin, edhe nëse nuk ka domosdoshmërisht një ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titull, megjithatë Carlo Ancelotti ka qenë i qartë me lojtarët e tij, takimi me Barcelonën është gjithashtu një finale.
Los Blancos aktualisht kanë një avantazh prej 15 pikësh ndaj Blaugranëve, por italiani beson se një fitore ndaj rivalëve të tyre mund ta vendosë titullin praktikisht në duart e Real Madridit, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Të kesh një hendek të tillë të pakapërcyeshëm me Barcelonën në nisjen e prillit do të ishte domethënëse, veçanërisht me numrin e ndeshjeve që Los Blancos pritet të luajnë do të kërkonte menaxhim të kujdesshëm të skuadrës nga italiani, gjë që shpesh çon në rënie.
Ish-trajneri i AC Milan është i etur për të qenë në një pozicion sa më të fortë që të jetë e mundur para se të ndodhë kjo, veçanërisht me një ndeshje të ligës kundër Sevillas që vjen pikërisht në mes të dy ndeshjeve kundër Chelseat në çerekfinalen e Champions League.
Përveç mungesës së Ferland Mendy dhe pasigurisë për gjendjen fizike të Karim Benzemas, Ancelotti ka shijuar një përgatitje mjaft të qetë në ndeshje, me Real Madridin në një pozicion shumë të qetë në këtë moment.
“Të rinjtë po na ndihmojnë shumë në këtë aspekt, veçanërisht në mesfushë”, theksoi Ancelotti.
Ancelotti ka kultivuar një atmosferë të shkëlqyer jashtë fushës, e cila ka ndihmuar në rezultatet në të, dhe ai tani dëshiron që ekipi i tij të sigurojë titullin e ligës sa më shpejt të jetë e mundur.