Real Madridi do të jetë sonte mysafir i Arsenalit për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i garës më prestigjioze për klube në Evropë do të paraqitet në “Emirates Stadium” me disa mungesa të mëdha.
Përballja Arsenal - Real Madrid, do të nisë nga ora 21:00.
Kështu trajnerit Carlo Ancelotti, iu deshtë të marrë vendime të rëndësishme dhe të “eksperimentojë” me formacion.
Nga fillimi e nis David Alaba, në pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Në anën e kundërt do të luajë Federico Valverde, në vend të Lucas Vazquez.
Qendërmbrojtës do të jenë Antonio Rudiger dhe Raul Asencio.
Në mungesë të Aurelien Tchouamenit, në mesfushë do të luajë Luka Modriq, në partneritet me Eduardo Camavingan.
Jude Bellingham do të jetë më i avancuar, prapa treshes, Vinicius Jr, Kylian Mbappe dhe Rodrygo.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.