Lajmet e fundit
Italiani ka treguar se ka qenë fans i polakut qyshkur dhe se është penduar që ka lëshuar mundësinë për të nënshkruar me të para se të kalonte tek Bayern Munchen.

Ish shefi i Chelsea, Carlo Ancelotti, ka treguar se ai ishte i interesuar për të nënshkruar me Robert Leëandowskin sa ky i fundit ishte në Stamford Bridge.
Ancelotti që për dy vite ishte shefi i Bluve, në vitin e parë fitoi dy titujt më të rëndësishëm të vendit, para se të shkarkohej për sezonin vijues shterpë.
Italiani ka treguar se ai e ka përcjellur polakun që nga koha e tij tek Borussia Dortmund.
“E kam përcjellë atë qysh nga fillimi, kur ishte tek Borussia Dortmund”.
“Shume klube ishin të interesuara për të, jo vetëm unë. Por edhe sa isha tek Chelsea po e përcillja”.
“Edhe sa isha në Madrid kam pasur të njëjtn interesim, por ai kishte vendosur që t’i bashkohet Bayern Munchenit, pra ishte vonë”.