Lajmet e fundit

Ish-trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti raportohet se është shumë afër që të arrijë marrëveshje me klubin gjerman Bayern Munich.
Ai këtë do të drejtojë klubin bavarez nga sezoni 2016-2017, shkruan goal.com.
Italiani ka qenë pa kontratë prej kur u shkarkua nga posti i trajnerit nga Real Madrid. Kurse në anën tjetër raportohet se Pep Guardiola nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për pasardhësin e tij.
Për spanjollin përflitet se mund të kalojë në Manchester City, por edhe situata e shkarkimit të Mohurinho ka hapur shumë debat. Nuk i dihet, Pep mund të kalojë edhe në Chelsea, transmeton Klan Kosova.