Lajmet e fundit

Trajneri Carlo Ancelotti po planifikon që të pushojë për dhjetë muaj dhe pastaj të rikthehet në zejen e trajnerit.
Italiani së fundi u shkarkua nga kampioni gjerman, Bayern Munchen, pas një serie rezultatesh jo të mira.
Ancelotti u tha reporterëve në një ndeshje bamirëse:
“Do të pushoj për dhjetë muajt e ardhshëm, s’ka skuadra të tjera”, tha ai.
“Është më mirë që të mbetem i heshtur sa i përket kësaj”.